Flash News

KRYESORE

Dosja “Tahiri”: Katania sjell përgjimet për shefat e Vlorës: Jaeld Çela komunikonte me Genti Cekën dhe Orest Sotën  

Dosja “Tahiri”: Katania sjell përgjimet për shefat e

Të arrestuarve për trafikun ndërkombëtar të drogës, që janë arrestuar në Itali u janë bllokuar aparatet telefonike. Prej aty kanë dalë biseda konkrete mes drejtueseve të policisë së Vlorës me persona të tjerë. Janë një sërë pseudonimesh që janë përdorur për të kryer bisedat mes drejtueseve të policisë dhe personave nën hetim si të implikuar në trafikun e drogës.

Në këtë dosje përgjimi që ka sjellë Katania është faksi se në përgjime kanë dalë biseda të ish-kryepolicit të Vlorës Jaeld Çela me shoferin e ish-ministrit të Brendshëm dhe me biznesmenin e ri që u kap me mjetin e mbushur me para e patentat e Tahirit, Orest Sota

Në këtë dosje janë zbardhur biseda mes Agushit, që mendohet se është punonjësi i policisë Taulant Haxhiraj, Xhekut, që mendohet se është njëri nga vëllezërit Habilaj, Fiatit, Gjergji Kohila, ish oficerit të lartë të Shkodrës Adidasi, Aliesi që mendohet se është Sokol Bode, shkruan gazeta "Shekulli". 

16 prill 2016

Agushi njofton se mori garanci nga shteti për të mbjellë hashash në fshatin Kuç të Vlorës. Flet me Fiatin dhe Aliejn.

Aliej: Andej, me garanci ta morën përsipër vëlla?

Agushi: po, ma morën vëlla.

Aliej: Apo në ajër?

Agushi: Po s’ka garanci të saktë fare. Më thanë kaq, pak do të mbroj. Shteti më jep garanci të plotë në Kuç, por s’kam njëri atje unë. Atje e ka vëllai të sigurt me drejtorin.

Aliej: Po ata që dalin garant sa të kërkojnë?

Agushi: 30 për qind

Aliej: Po si i duan, gjëra apo lekë?

Agushi: Gjëra, ça lekësh.

Fiati: Bëj kujdes, Nga nesër do kesh grupe nga pas. Shko thuaj dhe çunave atje sipër.

Xheku: Ne kemi drejtorin tonë

Ustai: Kam folur me Adidasin e më tha se nëse kisha folur me kushërinjtë e ministrit?

Xheku: Po pra, a ke folur me ta ti?! Sa toku iu duhet atyre, a dini gjë...

Të fundit