Flash News

KRYESORE

Dosjet e bujshme/ Arta Marku ‘frikë’ nga gazetarët: Mbani larg mediat nga hetimi, janë nxjerrë informacione sekrete

Dosjet e bujshme/ Arta Marku ‘frikë’ nga gazetarët: Mbani

Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku është treguar më e ashpër me prokurorët e Krimeve të Rënda, gjatë analizës vjetore.

Ajo urdhëroi e prerë që mediat dhe gazetarët të mbahen larg nga hetimeve, sidomos për çështje të bujshme, pasi sipas saj janë nxjerrë informacione sekrete.

“Disa prokurorë kanë keqpërdorur informacionet dhe na kanë bërë të na vijë turp.  Prokuroria është organ hetimi dhe jo supermarket ku çdo gjë e ka një çmim.  Cilësia ka ardhur në rënie nga puna e ndërthurur me interesa nga më të ndryshme.

Të hetohen çështjet që kanë trazuar jetën politike e në vend  e që kanë tronditur opinionin publik.

Mbani larg mediat nga hetimi, gazetarët nuk do jenë pjesë grupit hetimor sic i trajtoni ju”, u shpreh e prerë Marku.

Kujtojmë se çështje të bujshme që kanë ngjallur mjaft interes edhe të opinionit publik janë dosja ‘Babalja’, ‘Tahiri’, dosja ‘339’ e përgjimeve dhe akuzave për shitblerje votash në zgjedhjet e 2017-ës, dosja ‘184’ etj.

Shpesh, fakte të publikuara në media janë përdorur si referenca edhe nga opozita, duke shënjestruar përmes tyre edhe përfaqësues të mazhorancës.

Të fundit