Flash News

KRYESORE

"Dr. Bino të presim..."/ U infektua me COVID, Manastirliu tregon për gjendjen shëndetësore të Shefes së Epidemiologjisë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka reaguar pas lajmit për infektimin e Shefes së Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manastirliu njofton se gjendja e saj është e stabilizuar.

“I uroj shërim të shpejtë prof. Silva Binos, që po trajtohet me kujdes e profesionalizëm nga kolegët e saj në spitalin infektiv në QSUT.

Mjekët konfirmojnë se gjendja e saj është e stabilizuar.

Dr. Bino të presim të na bashkohesh sa më parë🙏🏼

#Bashkë”, shkruan në mesazhin e saj Manastirliu.

Kujtojmë se, Silva Bino vijon të jetë e shtruar në spitalin e Infektivit prej 3 ditësh dhe se gjendja e saj paraqitet e stabilizuar.

Të fundit