Flash News

KRYESORE

Draft i ri për krizën? Burime nga PD: Propagandë e Ramës. Zgjidhja është te 10 pikat

Draft i ri për krizën? Burime nga PD: Propagandë e Ramës.

Burime zyrtare nga Partia Demokratike kanë mohuar ekzistencën e një draft-marrëveshje mes opozitës dhe mazhorancës për zgjidhjen e krizës politike. Sipas burimeve, materiali është produkt i propagandës së Edi Ramës.

“PD dhe opozita e bashkuar ka publikuar zyrtarisht 10 detyrat e qeverisë tranzitore. Ky është i vetmi qëndrim zyrtar, së bashku me kërkesën e  panegociueshme për largimin e Edi Ramës dhe krjimin e qeverisë tranzitore për zgjedhje. Parlamenti dhe qeveria aktuale jane ilegjitime”, deklaroi burimi.

Drafti u publikua në orën 22:00  dhe në të parashtroheshin 10 pika që opozita dhe mazhoranca po negociojnë për t’i dhënë fund krizës 3 mujorë.

1-Qeveria të pranoj se do shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

2-Rama të jetë kryeminister deri në momentin që nga KOMPROMISI KOMBETAR vendos se kur do jenë zgjedhjet e parakohshme. Zgjedhjet mund të jenë tetor-nentor 2019 ose mars-prill-maj 2020. Qeveria zgjedhore votohet 70 ditë para se të caktohen zgjedhjet e parakohshme.

3-Të bien dakort për krijimin e Gjykatës Kushtetuese brenda 30 ditëve nga data e Marrëveshjes.

4-Palet t’i drejtohen gjykatës kushtetuese për çvlerësimin e mandatëve të deputetëve dhënë nga  KQZ pas djegies së mandatëve dhe rikthimin e deputetëve siç ishin në parlament, pasi është shkelur ligji dhe Kushtetuta në zëvëndësimin e tyre.

5-Të ndryshohet Kodi Zgjedhor dhe të ketë sistem proporcional kombëtar

6-Të ndryshohet Kushtetuta ku të përcaktohet deri në momentin e hyrjes së Shqipërisë si anëtarë në BE të ketë qeveri zgjedhore me mandat katër mujor me ekspertë e jo me politikanë.

7-Prokurori i Përgjithshëm të zgjidhet nga parlamenti legjitim pas vendimit të gjykatës kushtetuese.

Të fundit