Flash News

KRYESORE

Draft-opinioni i Venecias në studiot televizive, zëdhënësi i presidentit u kthehet analistëve: Agjentë të UDB-së, ju bëftë mirë pilafi!  

Draft-opinioni i Venecias në studiot televizive, zëdhënësi i

Mbrëmë, debatet politike në studiot televizive u përqendruan te draft-opinioni i Venecias për presidentin e Republikës.

Disa prej analistëve si Baton Haxhiu, politikanë si Elisa Spiropali e lexuan draftin si shkelje të Kushtetutës nga ana e presidentit Meta.

Zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi u përgjigjet duke u kujtuar rastin e pak ditëve më parë ku në portin e Durrësit u kapën 137 kg kokainë, në kontenierë të ngarkuar nga Amerika Latine.

“Sa mirë që mbrëmë rastësisht të gjitha televizionet dhe debatet e darkës u morën me Komisionin e Venecias.

Nuk lanë as agjentë të UDB-së pa nxjerrë në ekran, për të sharë Presidentin dhe "mbrojtur" Kushtetutën.

Jetojmë në kohë magjistarësh!

Ngarkesat nisen nga Amerika Latine me banane, kapet kokainë dhe del oriz.

Të dashur përsheshngrënës, ju bëftë mirë pilafi! “, shkruan me ironi Blushi.

‘Kemi luanin e Venecias’, Maliqi debaton me Spiropalin për Metën: Boll me kode luanësh

Të fundit