Flash News

KRYESORE

Drafti i PD-LSI. Kaso: Ndërhyrja e mundur pa prekur koalicionet; Minxhozi: Opozita e vonoi qëllimisht, ja gabimi i rëndë i Ramës

Drafti i PD-LSI. Kaso: Ndërhyrja e mundur pa prekur koalicionet; Minxhozi:

Sekretari për çështjet zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso, tha se drafti i opozitës së bashkuar është shumë i thjeshtë dhe ndërhyrja në Kodin Zgjedhor për hapjen 100% të listave është i mundur, pa prekur koalicionet parazgjedhore.

“Ishte tërësisht e mundur të ndërhyhej në kod, pa prekur koalicionet. Është krejtësisht e papërshtatshme për të bërë ndryshime drastike në Kodin Zgjedhor, pasi jemi pak muaj para zgjedhjeve.

Drafti ynë është shumë i thjeshtë, shumë afër botëkuptimit të njeriut të zakonshëm se si duhet të jenë listat e hapura. Kemi dashur t’i tregojmë mazhorancës që ndërhyrja është e mundshme dhe nuk ka nevojë të prekë pikat e tjera”, u shpreh Kaso për Real Story.

Nga ana tjetër, analisti Skënder Minxhozi tha se opozita e vonoi draftin qëllimisht, ndërsa PS e Edi Rama është e pakuptueshme se pse e rreshtoi veten kundër spektrit politik.

“Duke parë draftin e PD u sfidua nga pala tjetër. Opozita është në një pozitë më se të drejtë në raport me një dëshirë popullore se kur vjen fjala për reformimin e zgjedhjeve, kishte një pikë të palëvizshme që ka të bëjë me jo partitë të caktojnë kë të shkojë në parlament, deputetët i kemi patur të emëruar , kokat e listave ishin të sigurta.

Nga ky lloj sistemi ishte absurd, që edhe problemi i koalicioneve është devijim i madh. Opozita kapi dëshirën popullore dhe u identifikua me të, e vonoi propozimin që të fuste mazhorancën më thellë në propozimin e saj.

Është e pashpjegueshme se PS Edi Rama vendosi ta rreshtoi veten kundër spektrit politik, ky është gabim i rëndë.

Reagimi i ambasadorëve ka të bëjë me këtë kundërvënie. Tani që qeveria e vendos veten kundër spektrit politik vihet re se cdo lloj ndryshimi duhet bërë me konsensus. Është bërë thirrje për një tryezë”, u shpreh Minxhozi.

Të fundit