Flash News

KRYESORE

Drake e pranon publikisht: Po kam një djalë me pornostaren Brussaux

Reperi i njohur Drake pas muajsh spekulime ka pranuar se ka një djalë të lindur në tetor të vitit të kaluar, me aktoren e filmave për të rritur Sophie Brussaux.

Këngëtari 31-vjeçar këndoi për fëmijën e tij – i cili erdhi në jetë në tetor 2017 – në tekstin e këngës “Emotionless”, i cili përmban në albumin e tij të fundit Scorpion, i lançuar mesnatën e së enjten, shkruan Dailymail.

Duke folur për eksperiencën e tij prindërore, ai zbuloi: “Nuk po e fsheh djalin tim nga bota / po fshehja botën nga fëmija im”.

Duke iu referuar pornostares Sophie, krijuesi i “Take Care” pranoi se çifti u takua vetëm në të dy rastet.

“Ajo nuk është e dashura ime si Billie Jean, por fëmija është imi. S***, ne u takuam vetëm dy here”, ka deklaruar Drake.

Të fundit