Flash News

KRYESORE

Drama e mesfushorit që humbi jetën si pasojë e atakut kardiak, FIFA nuk e lejoi të luante me Shqipërinë

Të enjten në mbrëmje vonë, mediat suedeze njoftuan se futbollisti Labinot Harbuzi humbi jetën si pasojë e një ataku kardiak, pavarësisht ndihmës së prindërve, të cilët e dërguan menjëherë në spital.

32-vjeçari, i cili do të kujtohet për karrierën e tij të pasur, teksa u aktivizua me disa ekipe, si: Fejnordi në Holandë, Malmo në Suedi dhe Genclerbirgirli në Turqi, ka qenë edhe një kandidat për të veshur fanellën e kombëtares kuqezi, por endrra e tij nuk u realizua kurrë.

Gjithçka lidhej me një vendim të FIFA-s, e cila nuk lejonte futbollistët të luanin me dy përfaqësuese të ndryshme; Harbuzi pati zhvilluar 6 ndeshje me Suedinë U21.

“Jam menduar gjatë për Kombëtaren: kam lindur dhe jam rritur në Suedi, por ndihem mjaft i lidhur me Shqipërinë dhe tashmë dua të luaj për përfaqësuesen kuqezi. Kjo nuk është një mënyrë presioni për Kombëtaren suedeze. Nëse do të më ftonin në këtë skuadër, doja që kjo të ndodhte falë aftësive të mia, por duket se ato nuk i mjaftojnë stafit teknik. Gjithsesi, kam biseduar me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe për zgjidhjen e kësaj çështjeje është kontaktuar edhe FIFA”, ishin fjalët e Harbuzit rreth 6 vite më parë.

Të fundit