Flash News

KRYESORE

Drama e yllit të Serie A: Nuk doja ta besoja se isha pozitiv me COVID-19!

Drama e yllit të Serie A: Nuk doja ta besoja se isha pozitiv me COVID-19!

Sulmuesi i Sampdoria-s, Manolo Gabbiadini, rikujton momentin kur mori vesh lajmin se ishte i prekur nga koronavirus. Ai shpjegoi gjithçka për prestigjozen La Gazzetta dello Sport.

“Kam patur pak temperaturë të martën e kaluar, por nuk kam menduar për virusin. I kam telefonuar doktor Baldarit të ekipit, por edhe në këtë rast nuk kam menduar për virusin.

“Martina, gruaja ime, më ka thënë të kërkoja tamponin: në shtëpi kemi dy fëmijë të vegjël. Të enjten kamë qenë mirë, temperatura kishte kaluar. Në orën 15 më ka marrë në telefon doktori për të më thënë se isha pozitiv, nuk doja ta besoja”.

Të fundit