Flash News

KRYESORE

Dramatike, ministri i Jashtëm austriak: Në Kosovë gratë paguhen që të dalin të mbuluara në rrugë

Dramatike, ministri i Jashtëm austriak: Në Kosovë gratë

Ministri i Jashtëm austriak, Sebastian Kurz shprehu shqetësim rreth ndikimit në rritje të vendeve myslimane, kryesisht Turqisë, por edhe të Arabisë Saudite, në vendet e Ballkanit Perëndimor: “Në Sarajevë ose në Prishtinë, për shembull, gratë paguhen që plotësisht të mbuluara të dalin në rrugë për të ndryshuar pamjen e qytetit”, u shpreh Kurz duke theksuar se kjo nuk mund të shmanget. Ai tha se procesi i pranimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE duhet të përshpejtohet me qëllim që Turqia dhe forcat e tjera të mbahen “nën kontroll”.

“BE, edhe pse aktualisht është tronditur nga ngjarje të tilla si Brexit, një krizë migrimi ose terrorizmi, nuk guxon ta lëshojë nga sytë Ballkanin Perëndimor”, paralajmëroi Kurz, njoftojnë mediat austriake. Prandaj, shtoi ai, këtyre vendeve duhet t’u ofrohet një perspektivë e besueshme evropiane. /Gazeta InfoPress

 

Të fundit