Flash News

KRYESORE

Dramatike: Serie A mund të anulohet krejtësisht, shtyhet ndeshja në moment të fundit!

Dramatike: Serie A mund të anulohet krejtësisht, shtyhet ndeshja

Italia është e paralizuar nga koronavirusi dhe futbolli nuk i shpëton kësaj situate. Serie A planfikoi të luante sot ndeshjet e shtyra nga java e 26, por diçka e tillë duket se nuk do të ndodhë.

Federata ka penguar fillimin e ndeshjes Parma-SPAL. Lojtarët ishin në tunel gati për të dalë në fushë, në sfidën që ishte parashikuar të luhej në orën 12:30. Sfida u anulua, pasi gjyqtarët kthyen  futbollistët në dhomat e zhveshjes në pritje të një vendimi përfundimtar.

Qeveria italiane ka urdhëruar Federatën Italiane të Futbollit të shtyjë të gjitha ndeshjet. Sot nuk do të ketë Serie A, ndërsa kampionati mbetet pezull. Momentalisht është ky vendim, ndërsa mund të ketë një vendim ekstrem që të pezullohet krejtësisht liga. Situata mbetet dramatike në Itali!

Të fundit