Flash News

KRYESORE

Dramë në Kakavijë/ Emigrantët e karantinuar s`kanë të paguajnë hotelin, pronari: Do t`i nxjerrë jashtë

Dramë në Kakavijë/ Emigrantët e karantinuar s`kanë

Pronari i një hoteli në Kakavijë, ka kërcënuar disa emigrantë të karantinuar në hotelin e tij se do t`i nxjerrë prej atyre, pasi nuk kanë bërë pagesën. Emigrantët e ardhur nga Greqia, të cilët janë karantinuar në hotelin pranë doganës, sipas pronarit të hoteli kanë paguar vetëm për dy ditët e para të qëndrimit.

Sipas pronarit janë 18 persona të karantinuar në hotelin e tij, të cilët janë karantinuar duke ndjekur udhëzimin e qeverisë. Në fillim, siç raporton News 24, pronari i hotelit dhe emigrantët kishin rënë dakord që pagesa për qëndrimin të ishte ditore. Por, sipas pretendimit të pronarit të hotelit, emigrantët kanë paguar vetëm për dy ditët  e para të qëndrimit dhe më pas nuk kanë paguar më.

Ndaj ai ka vendosur t`i nxjerrë jashtë, por ka ndërhyrë Policia e cila e ka detyruar pronarin e hotelit që të mos e kryejë një veprim të tillë. Gjithashtu raportohet se emigrantët nuk kanë mundësi financiare për të paguar, ndërsa ushqimi deri më tani u është siguruar nga Bashkia e Dropullit.

Të fundit