Flash News

KRYESORE

Dramë, penallti, VAR dhe sherr; Liverpool fiton me vuajtje

Dramë, penallti, VAR dhe sherr; Liverpool fiton me vuajtje

Liverpool nuk ndalet më. Skuadra e Jurgen Klopp sot fitoi ndeshjen e 8-të radhazi (kundër Leicester City) në Premier League. "Të kuqtë" rrezikuan shumë, në fakt, sepse për të fituar u desh një penallti në kohën shtesë dhe tashmë ata mbeten në krye me 24 pikë.

Sadio Mane shënoi golin e avantazhit për vendasit në minutën e 40’, i asistuar nga James Milner. Problemi ishte se trajneri i "Dhelprave", Rodgers, e njeh mirë Liverpool-in në mentalitet, pasi e ka drejtuar më parë, dhe diti t'ia gjejë pikat e dobëta.

Në minutën e 80’ Maddison shënoi golin e barazimit. Klopp nuk iu besoi syve kur pa aksionin, sepse skuadra e tij ka dominuar ndeshjen, por VAR në fund ndihmoi vendësit. Mane u rrëzua në zonë dhe arbitri vendosi për penallti, e ekzekutuar saktësisht nga Milner.

Pas ndeshjes, dy skuadrat patën një sherr në mes të fushës, por kjo zgjati vetëm pak sekonda.

Të fundit