Flash News

KRYESORE

Drejt bashkëpunimit PD-LSI? Basha puthje dhe konsultime me Kryemadhin në Kuvend

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dhënë sot sinjalin më të fortë për një bashkëpunim me Lëvizjen Socialiste Integrim, përballë qeverisë së Edi Ramës.

Basha është fotografuar teksa ka shkuar pranë karriges së kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, me të cilën ka shkëmbyer puthje dhe më pas është konsultuar.

Nga foto shihet se pjesë e diskutimit është bërë edhe kreu i grupit parlamentar, Petrit Vasili, ndërsa kjo situatë ka tërhequr vëmendjen e të gjithë deputetëve të LSI-së të pranishëm në sallën e Kuvendit.

Zyrtarë të PD-së janë shprehur më parë të hapur për një bashkëpunim në opozitë me partinë e Kryemadhit, por gjithnjë nëse ajo vendos të përballet hapur me Edi Ramën.

Replika e Bashës me Xhafajn: Lexove fjalimin e vjetër të Saimir Tahirit, por faji nuk është i yti

Rama sfidon PD-në: Shumë shpejt do caktoni shoqëruesin e Gramoz Ruçit, ose do ndaheni nga SHBA

Të fundit