Flash News

KRYESORE

Drejt Koresë së Jugut, Hashim Thaçi mbështet ekipin e Kosovës dhe e quan fitore për shtetin

Drejt Koresë së Jugut, Hashim Thaçi mbështet ekipin e

Presidenti Kosovës Hashim Thaçi, ndodhet në Korenë e Jugut për të mbështetur ekipin e Kosovës, pjesmarrës në Lojrat Olimpike Dimërore .

Pëmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Thaçi i ka uruar suksese sportistëve kosovarë në garat që do të zhvillojnë dhe e ka cilësuar pjesëmarrjen e Kosovës në Olimpiadë, një fitore të madhe për shtetin.

“Në fshatin olimpik të Pyeongchangut, sot vizitova ekipin olimpik të Kosovës.Skiatorit kosovar, Albin Tahirit, i urova suksese në garat që do t’i zhvillojë në ditët e ardhshme.Vetë pjesëmarrja e tij dhe e Kosovës në Olimpiadë, është një fitore e madhe për shtetin tonë”, shkruan presidenti i Kosovës.

Kujtojmë se Lojrat Olimpike Dimërore do të zhvillohen deri në 25 shkurt.

Të fundit