KRYESORE

Drejt lirimit vrasësi i gjyqtares Fildes Hafizi; kjo është arsyeja

Drejt lirimit vrasësi i gjyqtares Fildes Hafizi; kjo është

Fadil Kasemi, i cili qëlloi për vdekje bashkëshorten e tij, Fildes Hafizi më datë 31.08.2017 mund të lirohet në fillim të muajit shtator. Sipas gazetares Klodiana Lala, Kasemi pritet të lirohet për shkak të tejkalimit te afateve të paraburgimit, pasi çështja nuk është shyqrtuar ende nga gjykata si pasojë e reformës në sistemin e drejtësisë.

“Pas krimit të rëndë që kreu Kasemi, prokuroria e Krimeve të Rëndë përfundoi në kohë rekord hetimin për Kasemin dhe e dërgoi në Gjykatë. Dosja iu dërgua Gjykatës së Tiranës, doli një vendim i dytë i Gjykatës së Lartë i cili ishte më i koklavitur. Në këtë moment Gjykata e Tiranës e ndodhur përballë këtyre dy vendimeve, vendosi t’i drejtohet gjykatës së lartë për të vendosur se cila gjykatë do ketë kompetencën për të vendosur për dosjen e Fadil Kasemit. Motra e gjyqtares ngriti shqetësimin duke thënë se ne po na vrasin për së dyti, motrën time s’po e lënë të prehet e qetë. Ajo tha se ndihet e kërcënuar pasi ka dyshime se Fadil Kasemi do të lirohet, pasi ajo po rrit fëmijët e saj, por edhe fëmijët e motrës që kanë mbetur jetimë. Nëqoftëse kalon afati 1-vjeçar nga momenti i kryerjes së veprës penale rrezikon që i pandehuri të lirohet. Kjo ndodh sepse Gjykata e Larta është në ngërç institucional dhe ka vështirësi ligjore. Ka 12 ose 13 çështje që presin në radhë. Motra e Fildezit më tha një gjë që dua ta transmetoj në emër të saj. Më tha se “nuk do të gjej dot drejtësi derisa vrasësi i sime motre të dënohet. Nuk dua që nëna dhe babai im të ikin nga kjo botë pa parë dënimin e vrasësit të vajzës së tyre”. Por babai i saj ndërroi jetë një ditë më parë. Pyetja që unë ngre si gazetare është se çfarë solli kjo reforma në drejtësi, dhe a është kjo drejtësia që duam”, u shpreh gazetarja Lala në emisionin ‘Studio e Hapur’.

Ndërsa për juristin Çlirim Gjata, zvarritja e çështjes mund të jetë bërë edhe me qëllim në mënyrë që Kasemi të fitojë lirinë. “Gjithësesi kjo do të ishte një ngjarje e rëndë për drejtësinë dhe për shoqërinë”, shtoi Gjata.

Të fundit