Flash News

KRYESORE

Drejt skadimit afati i Metës për dialog, a priten surpriza nga Rama njësoj si precedenti i 17 majit?

Drejt skadimit afati i Metës për dialog, a priten surpriza nga Rama

Po shkon drejt skadimit afati i fundit i përcaktuar një ditë më parë nga kreu i shtetit, Ilir Meta për t’u ulur ne dialog me kryeministrin Edi Rama, lidhur me ngërçin politik të krijuar prej muajsh në vend. Kryeministri e refuzoi ftesën.

Ashtu siç edhe paralajmëroi një ditë më parë, Ilir Meta sot u paraqit në zyrën presidenciale që në orën 05.00 të mëngjesit. Ai i la sërish afat Ramës deri në orën 13.00 në mesditë se do të jetë i hapur për diskutim në zyrën e tij.

Ndonëse ka ‘pritur e përcjellë’ kreun e PD, Lulzim Basha në orën 09.00, nënkryetarin e LSI, Petrit Vasili, përfaqësuesen e Këshillit të Europës, Jutta Gutzkoë, si dhe krerët e partive aleate të opozitës, deri tani nuk ka asnjë shenjë për një takim të mundshëm mes presidentit dhe kryeministrit.

Ndonëse në mëngjes, gjatë takimit me banorë të njësisë administrative nr.4 Rama tha se presidenti e ka marrë përgjigjen nga vendimi i Kolegjit Zgjedhor, nuk përjashtohet edhe ndonjë lëvizje surprizë prej tij, duke u nisur nga precedenti i 17 majit të 2017-ës.

Kujtojmë se dy vite më parë, kryeministri Rama ndonëse fillimisht refuzoi takimin në Kryesinë e Kuvendit me opozitën, ai u shfaq në momentin e fundit dhe lidhur kështu një marrëveshje mes tyre pak para zgjedhjeve.

Të fundit