Flash News

KRYESORE

Drejt zbardhjes atentati i rëndë në Lushnjë, identifikohen dy prej atentatorëve

Drejt zbardhjes atentati i rëndë në Lushnjë, identifikohen

Grupi hetimor që po heton vrasjen e dyfishtë që tronditi qytetin e Lushnjes dy ditë më parë po punon për të identifikuar autorin e tretë  të ngjarjes. Policia ka shoqëruar disa persona, në mesin e të cilëve është edhe Julian Sula, emër i njohur për blutë pasi ka qenë disa herë i dënuar për krime të ndryshme.  Megjithatë për momentin ndaj tij nuk ka asnjë të dhënë konkrete se ai mund të ketë qenë personi i tretë që marrin pjesë në ekzekutimin e Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit.

30 persona të tjerë, shumica dëshmitarë okularë të ngjarjes, janë pyetur ne polici. Një nga këtë dëshmitarë ka njohur si autor të atentatit Laert Haxhiun dhe Orges Bilbilin, të shpallur në kërkim tashmë, raporton “tvklan”. Haxhiu nga Prokuroria e Lushnjës është akuzuar për vrasjen e Gerti Salës, i njohur ndryshe si “iriqi”në vitin 2009.

Ndërkohë gjyshja e Zamir Latifit rrëfen se nuk është vrarë objektivi, por nipi i saj gabimisht. Ndërkohë edhe xhaxhai i Jurgen Hoxhës kërkon drejtësi.

 “Kërkojmë drejtësi, pasi djali ynë nuk është përfshirë në trafiqe”- tha xhaxhai. Ngjarja ndodhi para 3 ditësh në lagjen “Loni Dhamo”, në vendin e quajtur “Ura e Përroit” Lushnje.

Pasi kryen vrasjet autorët janë larguar me shpejtësi, ndërsa kanë djegur edhe mjetin në aksin rrugor Lushnje–Berat në vendin e quajtur ‘Çukas i Vjetër’. Sipas dëshmitarëve kanë qenë 4 persona që janë implikuar në atentat, tre prej të cilëve dolën nga makina dhe qëlluan mbi viktimat, ndësa nëjri qëndroi në makinë. Policia ka shpallur në kërkim Laert Haxhiun dhe Orgest Bilbilin si autorë të dyshuar. Policia po heton disa pista për ngjarjen, ku kryesorja është ajo e hakmarrjes, pasi dy personat e shpallur në kërkim rezultojnë me precedentë penalë.

Të fundit