Flash News

KRYESORE

Drejt zgjedhjeve i vetëm, Rama mbledh deputetët në vilën e Enver Hoxhës

Drejt zgjedhjeve i vetëm, Rama mbledh deputetët në vilën e

Ka nisur rreth orës 19:00 takimi i kryeministrit Edi Rama me deputetët e Partisë Socialiste. Darka e punës po zhvillohet në ambientet e vilës 31 në zonën e ish-Bllokut, shtëpia e diktatorit Enver Hoxha.

Raportohet se në këtë mbledhje do të diskutohet për nisjen e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Edi Rama, në krye të Partisë Socialiste, ka vendosur të hyjë i vetëm në zgjedhjet lokale, pa pjesëmarrjen e opozitës, duke vendosur një precedent që në Shqipëri është zhdukur gati 30 vite më parë, me rënien e komunizmit.

PD dhe LSI nuk kanë pranuar të regjistrohen në zgjedhje përsa kohë Rama vijon të jetë në krye të Qeverisë. Ato kërkojnë largimin e tij dhe krijimin e një Qeverie tranzitore që do të bëjë të mundur organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të barabarta. Gjithsesi, nga kryeministri nuk jepen shenja tërheqjeje dhe kompromisi.

Të fundit