Flash News

KRYESORE

"Drejtësi për Pëllumbin", Aulon Kalaja dokumentar investigativ për vrasjen e shqiptarit në komisariatin e policisë greke

"Drejtësi për Pëllumbin", Aulon Kalaja dokumentar

Gazetari Aulon Kalaja ka realizuar një dokumentar investigativ lidhur me ngjarjen e rëndë të datës 3 gusht 2016-të, ku në Rajonin e Policisë Agjio Lavro në Ana Patisia, të Athinës, humbi jetën 28-vjeçari shqiptar nga Lezha, Pëllumb Marnikollaj.

I riu ishte paraqitur në Gjykatë si zakonisht për të firmosur në polici duke respektuar ligjin, por pas gati 1 ore ai u gjend i masakruar në komisariatin e Athinës, duke u bërë kështu viktima e 171 në mes të 178 shqiptarevë të vrarë në Greqi.

Në dokumetar, tregohet se si është dhunuar deri në vdekje  Marnikollaj, megjithëse policia greke pretendon se ai është hedhur vetë nga godina e policisë në Patison, Athinë.

Aty u jepet përgjigje enigmave të mistershme për faktin se përse ekspertiza mjeko-ligjore greke është kontradiktore me ekspertizën mjeko-ligjore shqiptare.

Përse u munduan t'a fshihnin trupin e pajetë të Pëllumb Marnikollaj në varrezat e personave të panjohur në Athinë, përse Ambasda shqiptare në Greqi nuk e njoftoi familjen Marnikollaj nga Lezha, për humbjen e familjarit të tyre, dhe shumë pikëpyetje të tjera.

Pamjet paraqesin se si populli grek nuk u pajtua me versionin e policisë për rastin "Marnikollaj", madje ata oganizuan një protestë para komisariatit të policisë dhe gjuajten drejt tij tullumbace me bojë të kuqe, që simbolizonin gjakun e Pëllumb Marnikollajt.

Megjithëse kanë kaluar më shumë se 2 vite, ende nuk është bërë drejtësi dhe kjo çështje po zvarritet me dashje nga institucione të caktuara në Greqi.

Ndërkohë, familja e Marnikollajt kanë autorizuar avokatët më të mirë për të bërë drejtësi edhe në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, ose siç quhet ndryshe Gjykata e Strasburgut.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme

https://youtu.be/SZgDKjr7sFY

Të fundit