Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Drejtësia për vdekjen e Florencit duhet kërkuar në Shqipëri, jo në Francë”
Këshilltari i djathtë në këshillin bashkiak të Tiranës Akil Kraja i është bashkuar sot protestës për vdekjen e të riut Florenc Beqirajt në Francë.
Kraja shkruan në Facebbok për këtë ngjarje të rëndë që ka tronditur opinionin publik shqiptar:
Florencin e vramë NE, jo Franca.
Tragjedia e Florencit është tragjedia e një kombi të tërë.
Florencin e vramë ne, ashtu si dhe Ardit Gjoklajn, 16 vjeç, sepse kjo është një tragjedi shqiptare ku viktima dhe vrasësi jemi njëherazi ne. Ne po vrasim endrrën e rinisë sonë. Dhe nje komb pa rini është një komb pa të ardhme. Kjo është tragjedia jonë, ne po vrasim shpresën për të jetuar ne Shqipëri.
Një tragjedi që gjen përgjigje tek indiferenca dhe makutëria e shfrenuar e pushtetarëve tanë që drejtojnë vendin vetëm duke ndjekur objektivin e pasurimit të shpejtë nëpërmjet korrupsionit dhe kriminalizimit të shoqërisë. Kjo, pasi ata janë të bindur për paprekshmërinë e tyre, janë të bindur nga indiferenca jonë, janë të bindur për pafuqinë tonë.
Ndaj j’u bashkova sot protestës së shoqërisë civile pasi besoj thellësisht që shteti shqiptar po e mohon krizën e madhe kombëtare që po kalojmë.
Emigrimi i madh i viteve të fundit buron ekskluzivisht nga kriza ekonomike, morale, demokratike dhe qeverisëse që po kalon vendi.
Burimi i kësaj tragjedie është në Shqipëri, është mes nesh, jo në Francë.
Florenci kërkonte një jetë më të mirë në një vend ku jetohet më mirë. Kështu mendojnë dhe mijëra shqiptarë të tjerë që sot përfaqësojnë 20% të numrit total të azil-kërkueseve në Francë.
Sot, shqiptarët janë kombësia nr.1 e kërkesave për azil në Francë, para dhe vendeve që janë në luftë.
Dje shqiptarët ishin kombësia nr.1 e kërkesave për azil në Gjermani, para dhe Sirianëve...
Kjo është e vërteta e hidhur që duhet të shohim në sy.
Shqiptarët po largohen nga Shqipëria pasi në atdheun e mëmëdheun e tyre askush nuk pyet më për ta, për shëndetësinë që ata marrin, për arsimin e fëmijëve të tyre, për papunësinë e tyre, për jetën e tyre.
Para disa javësh pyesja veten nëse është e mundur që një komb i tërë të dezertojë...
Shqiptarëve ju premtua se do të bëhej shtet, ndërkohë atyre po u jepet një tokë pa shtet. Në pamundësi ta bëjnë Shqipërinë si gjithë Europa, ata po zgjedhin ta braktisin atë për Europën.
Franca është i pari vend i Bashkimit Europian që njohu pavarësinë e Kosovës. Franca është vendi i adoptimit të Inva Mulës, Ismail Kadaresë, Angjelin Prelocajt e dhjetëra intelektualëve e artistëve shqiptare, dhe po kështu i mijëra emigrantëve shqiptarë.
Franca është një vend evropian, një demokraci perëndimore, një shtet që drejtohet nga ligji dhe një ndër fuqitë e G8-ës. Franca, ashtu si Italia, si Gjermania, Anglia e çdo vend tjetër anëtar i BE-së, përfaqëson një model drejt të cilit Shqipëria sheh të ardhmen.
Francën e njoh mirë, pasi kam jetuar aty me vite. Ashtu siç kam jetuar dhe në Bruksel, në Milano apo dhe në Neë York.
Ashtu si dhe Florenci, dhe unë kërkoja një jetë më të mirë. U largova 19 vjeç, sigurisht në kushte krejt të tjera, si student. Por thelbi ishte i njëjtë : në Shqipëri nuk gjeja hapësirat e nevojshme për zhvillimin tim.
U riktheva vetëm për një arsye: pasi besoja se mund ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa. Besoja se dhe ne mund të kemi një shtet të fortë, një demokraci dinamike, një diplomaci ambicioze, një ekonomi atraktive.
Vendi im është Shqipëria. Vendi ynë është Shqipëria. Por ëndrra jonë është Europa dhe është Amerika.
Ndaj sot, të gjejmë kurajon e nevojshme dhe të pranojmë më të pa-pranueshmen.
Kombi shqiptar po rrezikon të mbetet një komb pa shtet, pa demokraci, pa diplomaci, pa ekonomi.
Po kthehemi në qytetarë të kategorisë së dytë, qytetarë të një toke pa shtet, anëtarë të një kombi që po dezerton.
Florenc, e vërteta është që jemi NE që të vramë ty sepse në qytetin tënd nuk ditëm të të ofronim punë, shkollim, shpresë, optimizëm e një frymë për t’a ëndërruar të ardhmen tënde në Shqipëri.
Rilindja po kall vdekjen mes të rinjve shqiptarë. Florenci si Arditi u vranë nga varfëria dhe braktisja e shtetit të tyre.
Shteti ynë, nuk mendon për ty, për ne, për bashkëmoshatarët tanë, për familjet tona e shoqërinë tonë. Shteti ynë na ka braktisur duke u kthyer në një Republikë palmash.
Shqipëria është kthyer një republikë të vjetër të kalbur nga korrupsioni, krimi, kanabisi. Hajduti bën ligjin, dhe ligji mbron hajdutin.
Një komb pa rini është një komb pa të ardhme.
Ndaj drejtësia për vdekjen e Florencit duhet kërkuar në Shqipëri, jo në Francë.
Nëse ne nuk marrim në dorë fatet tona, të mos presim që Europa e SHBA t’a bëjë për ne. Ata kanë për detyrë të mbrojnë dhe t’u shërbejnë vetëm qytetarëve të tyre.
Të çlirojmë Republikën Shqiptare nga pengmarrësit e saj.
Sot, nesër, do të jetë shumë vonë...
Kjo Piramidë na kujton shumë mirë forcën që kemi kur bëhemi së bashku.
Asnjë regjim, diktator, pengmarrës i demokracisë nuk mundet të na ndalë...
Sot ne ishim bashkë, per ty Florenc...
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38