Flash News

KRYESORE

“Drejtësia u vendos; nëse trafikon qënie njerëzore je i nderuar dhe i respektuar”

“Drejtësia u vendos; nëse trafikon qënie njerëzore je

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar me ironi ndaj vendimit të sotëm që la të lirë ish-kreun e Bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi, duke e detyruar të bëjë 60 orë punë në komunitet.

Ky i fundit kishte falsifikuar formularin e dekriminalizimit duke fshehur disa dënime dhe dëbime nga vendet e Bashkimit Europian.

Mes të tjerash, Rroshi ishte dënuar nga drejtësia italiane me akuzën e përdhunimit në grup, vendim të cilin e kishte fshehur dhe nuk e kishe pasqyruar në formular.

“Më në fund drejtësia u vendos! E barabartë sa më ska! Nëse ja lyp një femre, harrohesh në burg! Nëse shet femra je i nderum e i rrespektum në liri të plotë! Rilindje e drejtë, si drapri!”, përfundon Manjani.

Të fundit