Flash News

KRYESORE

“Drejtësinë po e marrin në dorë femrat”, dekani i Juridikut publikon shifrat

“Drejtësinë po e marrin në dorë femrat”, dekani

Drejtësia në Shqipëri po braktiset nga meshkujt. Dekani i Fakultetit të Juridikut, Artan Hoxha ka publikuar sot shifrat e fituesve për vitin e ri akademik, ku rezulton se shumica e atyre që do të ulen në auditor do të jenë vajza.

Nga 700 fitues në këtë fakultet, 614 rezultojnë të jenë femra, ndërsa vetëm 86 janë djem.

“Kemi një fenomen që nuk e kemi verifikuar vitin e shkuar dhe nuk kam të dhëna, por nga 6634 aplikime për 700 vende në Fakultetin e Drejtësisë, 614 janë vajza dhe 86 janë djem. Po na humbasin djemtë në fakultet, drejtësinë po e marrin në dorë femrat”, u shpreh dekani.

Aktualisht, sistemi i drejtësisë në Shqipëri përbëhet nga 80% meshkuj dhe vetëm 20% femra.

Të fundit