Flash News

KRYESORE

Drejtimin e Ministrisë së Brendshme mund ta marrë vetë Edi Rama

Drejtimin e Ministrisë së Brendshme mund ta marrë vetë Edi

Ministër i ri i Brendshëm mund të jetë vetë Edi Rama. Juristja Brizida Gjikondi ka deklaruar për ‘Ora News’ se kryeministri Rama ka hapësirat për të marrë edhe drejtimin e këtij institucioni të rendësishëm, ndërsa Sandër Lleshin ta emërojë zv/ministër.

“Atë (postin e ministrit të Brendshëm) mund ta zërë zoti Rama dhe zotin Lleshi në mënyrë  onorifike e bën zëvëndësministër. Ndërkohë vetë zoti Lleshi do të drejtojë Ministrinë e Brendshme”, ka thënë Gjikondi.

Juristja ka theksuar se “Shqipëria nuk ka luksin të jetë pa ministër të Brendshëm jo vetëm si anëtar i NATO-s, jo vetëm në kuadër të reformës në drejtësi që ka ndërmarrë, por dhe në kuadër të arrestimeve dhe goditjeve që ka filluar të ndërmarrë kundrejt krimit të organizuar.”

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama i ka kërkuar sot presidentit Ilir Meta një takim për këtë çështje, ndërsa sipas burimeve të Politiko.al, kreu i shtetit i ka dorëzuar kreut të qeverisë një letër ku paraqet arsyet pse nuk ka marrë një vendim për kandidaturën e Lleshit.

Ministri i ri i Brendshëm, Berisha publikon emrat e tre grave socialiste: Pse u gëzuan dhe festuan mbrëmë për mos dekretimin e Lleshit

Të fundit