Flash News

KRYESORE

Drejtohet nga djali i Filip Çakulit, Rama pezullon përkohësisht Autoritetin e Lojrave të Fatit

Drejtohet nga djali i Filip Çakulit, Rama pezullon përkohësisht

Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojrave të Fatit është pezulluar përkohësisht me vendim të Këshillit të Ministrave. Ky vendim është marrë pas deklarimit të kryeministrit Edi Rama se nga 1 janari i 2019-ës nuk do të ketë më kazino dhe pika bastesh në zonat e banuara.

Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojrave të Fatit drejtohet nga Zhani Çakuli, djali i Filip Çakulit, drejtor i emisionit investigativ ‘Fiks Fare’.

Autoriteti do të qëndrojë i mbyllur deri në ristrukturimin e tij, ndërkohë që gjatë kësaj periudhe, mbikëqyrja do të realizohet nga Ministria e Financave.

Të fundit