Flash News

KRYESORE

Drejton këshillin e BE-së, Rumania: Shqipëria duhet të marrë ftesë të qartë për negociatat

Drejton këshillin e BE-së, Rumania: Shqipëria duhet të

Ministri i Jashtëm i Rumanisë, Teodor Melescanu u shpreh se Ballkani Perëndimor do të jetë në axhendën e takimit të ministrave të Jashtëm të BE më 31 janar, në Bukuresht.

"Pozicioni ynë kombëtar është mbështetja e përshpejtimit të negociatave me Serbinë dhe Malin e Zi drejt anëtarësimit në BE. Ne dëshirojmë, dhe ky do të jetë propozimi im, që Maqedonia Veriore dhe Shqipëria të marrin një ftesë të qartë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian", u shpreh Melescanu për Deutsche Welle

Melescanu thekson se mbeten dy vende në Ballkan, Bosnje-Hercegovina dhe Kosova, që janë në një fazë fillestare, dhe duhet të mbështeten përpjekjet e tyre europiane, nëse kjo është ajo që ato dëshirojnë në nivel qeverish dhe shtetesh. Kujtojmë se Rumania është vendi që mban presidencën e BE.

Të fundit