Flash News

KRYESORE

Drejtonin makinën pa leje drejtimi, shtatë të arrestuar

Drejtonin makinën pa leje drejtimi, shtatë të arrestuar

Policia Rrugore e Fierit njofton se nga kontrollet e ushtruara ditën e djeshme në të gjitha rrugët urbane dhe dytësore janë arrestuar në kushtet e flagrancës 7 persona, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Po kështu, policia njofton se janë pezulluar 17 leje drejtimi, për shpejtësi mbi normat e lejuara si dhe janë vendosur 101 masa administrative për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor kryesisht për përdorim të telefonit gjatë drejtimit të mjeteve, për parakalime të gabuara, për mos pozicionim në korsinë e duhur, për drejtim të motoçikletave pa kaskë mbrojtëse, për mos përdorim të rripit të sigurimit si dhe për shkelje të tjera të cilat janë burim aksidenti.

Të fundit