Flash News

KRYESORE

Drejtonte makinën në gjendje të dehur dhe shkakton aksident, arrestohet 44-vjeçari

Drejtonte makinën në gjendje të dehur dhe shkakton aksident,

Një 44-vjeçar ka rënë në parngat e polciisë Fier pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe ka përplasur një tjetër mjet.

Burime zyrtare të polcisë bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi:

-Luan Arapi 44 vjeç, banues në fshatin Portëz, Fier pasi duke drejtuar mjetin tip Benz me targa AA 888 OA, ka goditur mjetin tip Opel, me targa AA381CY , me drejtues shtetasin E.A, 34 vjeç.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë Luan Arapi, 44 vjeç, banues në fshatin Portëz, Fier, ndërsa nga kontrolli i testit të alkolit shtetasi Luan Arapi rezultoi në gjëndje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

 

Të fundit