Flash News

KRYESORE

Drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe përplasi 10 makina, arrestohet zyrtari në Vlorë

Drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe përplasi 10 makina,

Policia ka vënë në pranga drejtorin e Agjencisë Rajonale të Vlorës, Kreshnik Lilaj, pasi ka shkaktuar një aksident, duke përplasur 11 makina të parkuara.

Policia sqaron se Lilaj është arrestuar pasi nga testi që i është bërë nivelit të alkoolit, ai ka rezultuar në gjendje të dehur.

“Policia ka arrestuar shtetasin: K.L., 31 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i tij u bë për arsye se ditën e djeshme në lagjen “24 Maji” pranë rrethrrotullimit të “Omonias”, duke drejtuar mjetin e tij tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mjete të tjera të parkuara duke dëmtuar disa prej tyre. Pas matjes me aparatin drager, rezultoi se shtetasi K.L., drejtonte mjetin në gjendje të dehur”, shkruan Policia.

Të fundit