Flash News

KRYESORE

Drejtonte mjetin pa patentë/ Arrestohet 18-vjeçari, shkaktar i aksidentit ku ndërruan jetë dy 17-vjeçare

Drejtonte mjetin pa patentë/ Arrestohet 18-vjeçari, shkaktar i

Në orët e para të mëngjesit të sotëm dy vajza 17 vjeçare humbën jetën pasi makina me të cilën udhëtonin doli nga rruga.

Aksidenti ndodhi në aksin e vjetër rrugor, në Bërzhitë, ku po udhëtonin 5 persona.

Ndërkohë mësohet se policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin F. SH.,18 vjeç banues në Bërzhitë që është edhe drejtuesi i mjetit.

“Arrestimi i këtij shtetasi u krye, pasi më datë 09.11.2019, rreth orës 23.30’, në rrugën e vjetër Elbasan-Tiranë, në fshatin Berzhitë, duke drejtuar automjetin tip “Alfa Romeo”, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga e më pas është përplasur me një pemë.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë  humbur jetën shtetaset  me inicial D.T, 17 vjeçe, dhe S.S 17 vjeçe,  ndërsa kanë mbetur të  dëmtuar  vetë drejtuesi mjetit dhe dy pasagjerët shtetasit E.A dhe O. M, të cilët ndodhen nen kujdesin mjekesor, jashtë rrezikut për jetën.

Nga verifikimi i dokumentacionit, rezultoi se drejtuesi i mjetit shtetasi F.Sh, drejtonte automjetin i pa pajisur me Leje Drejtimi të grupit “B”.

Drejtuesi i mjetit u verifikua me aparatin alkool testues, ku rezultoi se sasia e alkooli ne frymemarrje ishte 0.17 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Të fundit