Flash News

KRYESORE

Drejtoresha e DAP, Koçiu: Strukturë monitorimi për administratën gjatë fushatës

Drejtoresha e DAP, Koçiu: Strukturë monitorimi për

Drejtoresha e Departamentit të Administratës Publike, Albana Koçiu në një deklaratë për mediat nga kryeministria, u shpreh se punonjësit e administratës do të mbikëqyren për sjelljen e tyre gjatë fushatës elektorale, por nuk do t’u mohohet e drejta për t’u angazhuar me çdo forcë politike jashtë orarit të punës.

“Sot po finalizohet vendimi që parashikon ngritjen e një strukture monitorimi për administratën gjatë kësaj periudhe, në respekt të detyrimeve që nënpunësit duhet të kenë në konsideratë”, ka deklaruar Koçiu.

Ajo ka theksuar se, të drejtat e nënpunësve fillojnë pas orarit të punës dhe ka nënvizuar se, “seicili ka të drejtë të angazhohet në cilëndo forcë politike që simpatizon”.

“Gjithësesi, monitoruesit do të kenë në vëmendje presionet që mund t’u bëhen punonjësve të administratës gjatë kësaj periudhe elektorale”, ka shtuar Koçiu.

 

 

 

Të fundit