Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Drejtoresha e LSI-së u shkarkua nga Rama, zbulohet letra që i ka dërguar më herët Metës
Drejtoresha e Burgut të Grave në Tiranë, Xhoi Jakaj është pushuar nga puna. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Xhoi Jakaj në një postim në rrjetin social ‘facebook’, e cila shprehet se ka qenë pikërisht qeveria e re që e ka parë të arsyeshme largimin e saj nga ky post, por po ikën me krenari, pasi ka zbatuar me përpikmëri ligjin
“Gjatë 22 muajve në drejtimin e atij institucioni zbatova me përpikmëri ligjin, por nuk kam reshtur as nuk do resht së foluri dje, sot, nesër e përgjithnjë, në mbështetje të njerëzve në nevojë edhe nëse ajo ka kosto, në punën e jetën time ka vend ndershmëria, virtyti, dhe e vërteta”, shkruan në postimin në “facebook” ish-drejtoresha Jakaj.
Por para pak kohësh në funksionin e drejtores Xhoi Jakaj i ka dërguar një letër Presidentit Meta për të amnistuar 4 gra mbi moshën 65 vjeç që jetojnë aty në kushte të vështira shëndetësore.
Nuk dihet nëse ka qenë kjo arsyeja e shkarkimit por më poshtë po ju njohim me kërkesën e Jakajt të cilën e ka komunikuar në një intervistë për gazetën ‘Shekulli”.
Në shtator të 2017-s, Jakaj i drejton lutje presidentit Ilir Meta për lirimin e 4 të burgosurave të sëmura rëndë.
Katër gra, të cilat vuajnë dënimin e tyre në burgun “325” në lagjen “Ali Demi” në Tiranë, kanë nevojë të shkojnë në shtëpitë e tyre dhe të jetojnë të lira edhe ato vite që u ka mbetur nga jeta. Drejtoresha e burgut të grave, Xhoi Jakaj kërkoi në shtator 2017, nga Presidenti i Republikës të jepet një amnisti e veçantë për katër gratë mbi moshën 65-vjeçe, të cilat janë të sëmura.
Në një intervistë për gazetën “Shekulli”, Jakaj tregon se të dënuarat H. A., 74 vjeçe; E. Ç., 62 vjeçe (është e sëmurë me kancer); K. Sh., 69 vjeçe dhe D. M., 64 vjeçe (preferojnë të mos u publikohet identiteti i plotë), për shkak të moshës së tyre dhe sëmundjeve që ato kanë, nuk mund ta përballojnë dot jetesën në dhomat e burgut.
Rasti që drejtoresha specifikon, është ai i të dënuarës 62-vjeçare. Edhe pse ajo nuk ka mbushur ende 65 vjeçe, Jakaj thotë se ajo duhet të lirohet që të diagnostikohet në kushte më të mira për sëmundjen që e dënuara ka. Vitin e kaluar, Presidenti nuk e ka aprovuar kërkesën e bërë nga drejtoresha e burgut, për shkak se Parlamenti kishte dhënë amnisti të veçantë për një të burgosur. Por, ajo nuk i humbet shpresat për të ndihmuar dhe realizuar dëshirën e madhe grave të dënuara. Jakaj shprehet se përsëri këtë vit, do të realizojë një tjetër kërkesë për dhënie amnisti të veçantë për katër zonjat e mësipërme.
Drejtuesja e burgut tregon edhe për përballjen e saj me shoqërinë civile, për kërkesën e veçantë që ajo i bën Presidentit. Ajo thotë se pyetja më e shpeshtë që i bëhet është: “Si ka mundësi që kërkon të lirohen gra që kanë bërë një krim”. Për të ka një përgjigje edhe kjo pyetje. Ajo kërkon me doemos lirimin e katër grave, pasi ato janë në një moshë të madhe dhe kanë dënim të lartë dhe, nëse ato nuk lirohen me amnisti të veçantë nuk mund të dalin asnjëherë prej burgut. Në burgun e grave që ndodhet në lagjen “Ali Demi”, ndodhen 100 të burgosura në të dyja regjimet e burgut. Sipas drejtoreshës, kushtet në këtë institucion janë tepër të vështira për t’i përballuar një e dënuar që diagnostikohet nga një sëmundje e rëndë.
Zonja Jakaj, ditët e fundit keni bërë një apel për disa të burgosura, mund të na tregoni rreth këtij rasti?
Në burgun e grave gjenden katër zonja, që janë mbi 65-vjeç. Pavarësisht veprave penale që ato kanë kryer, njëra prej tyre është për vrasje, ndërsa tre të tjera janë për vepra penale norme që ndodhin në shoqërinë transitore, postkomuniste, në shoqëri të lënduar apo me probleme. Të gjithë, dita-ditës po e kuptojmë se sa dramë ka brenda familjeve shqiptare. Pra, nuk ka ditë që ne nuk dëgjojmë që një grua u vra me sqepar, me sopat, me armë. Ndodh shpesh që mua më bëhet një pyetje, ku më thonë: Drejtoresh, pse ka kaq pak gra në burg, duke qenë se është vetëm një burg grash. Në këtë burg janë 100 gra në të dyja regjimet, paraburgim dhe burgim. Përgjigjja që unë kam dhënë ka qenë: Ose i kanë vrarë burrat dhe nuk jetojnë më, ose pranojnë dhe vazhdojnë e durojnë dhunën pafund. Nga eksperienca dhe materialet që kam mbledhur, këto të dyja janë elementet kryesore.
Pse pikërisht jeni fokusuar tek mosha e 3-të?
Kur mora detyrën si drejtoresh e burgut të grave, u fokusova shumë tek adoleshentet (mosha 18-21 vjeç) dhe tek mosha e tretë. Ishte në paraburgim kur mora unë detyrën, një zonjë e veshur me të zeza që qante vazhdimisht. Përpiqesha që sa herë futesha në regjim, t’i vija dorën mbi supe, ta ledhatoja, ta përkëdhelja, pavarësisht veprës penale, sepse një drejtor nuk duhet të gjykojë kurrë veprën penale. Unë shpesh takohem me shoqërinë civile dhe më thonë: Ua! Po ato kanë vrarë, ato kanë bërë krim. Por unë, nuk e përligj krimin, nuk e gjykoj një të burgosur për veprën penale që ka kryer sepse askush nuk e di në ç’rrethana është gjendur kur e ka kryer atë vepër penale. Drejtori duhet të ketë një lloj ekuilibri, të japë një lloj rregullsie për punonjësit, për të burgosurit. Unë për të katër gratë e moshës së tretë, para një viti bëra një kërkesë tek Presidenti i Republikës, i cili ka lënë tashmë detyrën, nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë, ndoqa të gjithë rrugën ligjore, për faljen e dënimit të këtyre zonjave për shkak të moshës. Rezultonin se ishin mbi 65-vjeç. Nuk u akordua falja e veçantë për këto, sepse atë vit ishte bërë një falje.
A morët një përgjigje nga Presidenti lidhur me kërkesën që bëtë?
Po, kam një përgjigje nga ana e Presidentit, por ishte akorduar një falje nga Parlamenti për Burgjet dhe nuk u pa mosha e zonjave, pasi nuk ishte kriter. Atë kërkesë do ta ripërsërit përsëri këtë vit. Dy prej këtyre katër të burgosurave kanë shumë e shumë vite për të bërë. Pra, në qoftë se nuk akordohet një falje për to, ato nuk do të mund të dalin kurrë nga burgu. Njëra është 74-vjeçe dhe tjetra është 65-vjeçe dhe kanë vite shumë për të kryer dhe në bazë të viteve, nuk mund t’ia akordojë faljen. Por, ndoshta për këto zonja që janë mbi moshën 65-vjeçe mendoj se duhet të ketë një lloj amnistie të veçantë.
Kush janë këto zonja që u nevojitet liria, mund t’ia themi emrat?
Vet ato nuk e kanë me qejf të dalin me emra, por mund t’i themi inicialet e tyre. H. A., 74 vjeçe; E. Ç., 62 vjeçe (është e sëmurë me kancer); K. Sh., 69 vjeçe dhe D. M., 64 vjeçe. Për 62-vjeçaren E. Ç., unë kam bërë posaçërisht kërkesën për ta liruar, vetëm sepse është e ekzaminuar me kancer. Ka kaluar një kimio para dy-tre vitesh dhe e ka kaluar përsëri. Por, ne e kapëm në kohë, por nëse nuk do ta kapnim në kohë do të kishte pasoja. Unë futesha shpesh në dhomat e tyre dhe secila shpreh shqetësimet që me vetveten. Ne e dërguam menjëherë në spital dhe u ekzaminua që po i ripërsëritej përsëri. Ajo ka kryer një vepër penale që nuk është me rrezikshmëri dhe kjo zonjë tani është 62-vjeçe dhe nuk ka më rrezik për shoqërinë. Prandaj, pse mos të dalë dhe këtë kimio ta realizojë në shtëpinë e saj. Pasi të ekzaminohesh me kancer nuk është e lehtë. Mbi bazën e saj, më lind e drejta që dikush duhet të kërkojë. Pra, të katër këto gra nuk kanë asnjë lloj rrezikshmërie për shoqërinë, sepse veprat penale për të cilat ato janë përfshirë janë të nivelit që nuk mendoj se përbëjnë ndonjë lloj rreziku.
A mund të na tregoni rreth kushteve të tyre të jetesës në burg? I përballon mosha dhe sëmundja e tyre kushtet e burgut?
Ato qëndrojnë në një dhomë me gjashtë persona të tjerë. Momentin që fillon e realizon kimioterapinë, ajo nuk do të jetë shqetësim vetëm për vete, por do të jetë edhe për pjesëtarët e tjerë të dhomës. Por ne nuk kemi kushte, sepse ky është një burg i amortizuar dhe nuk mund të sigurojmë një dhomë. Për shkak të numrit të grave, nuk e sigurojmë dot një dhomë të veçantë vetëm për këtë zonjën që është ekzaminuar me këtë sëmundjen e rëndë. Kështu që, në të gjitha pamjet, gjendemi në vështirësi të jashtëzakonshme. Kjo vështirësi na vë të gjithëve në një lloj gjendje emocionale që sa herë hyjmë brenda e vazhdojmë punën e përditshme me regjimin, përballemi me sytë e saj që kërkojnë një lloj mëshire, një lloj mbështetje. Në fakt, këto zonja që gjenden këtu nuk duan t’i mishërosh, por u pëlqen shumë t’i ndihmosh, t’i mbështetësh, t’u thuash një fjalë të mirë, t’i krijosh lidhje me fëmijët, të mos i paragjykosh pasi e kanë shumë problem. Duke qenë se është vetëm një burg grash dhe unë jam drejtoreshë e këtij institucioni, e kam ndërtuar mbi baza shumë të shëndosha ekuilibrin mes punonjësve të Policisë, punonjësve të edukimit dhe të dënuarve të paraburgosur. Të dy palët respektojnë shumë njëri-tjetrin.
Thatë që një e dënuar është e diagnostikuar me kancer, por tre të tjerat vuajnë nga ndonjë sëmundje?
E dënuara H. A., është 74-vjeçe dhe për pak ajo do të mbushë 75-vjeçe dhe kjo vuan nga gjithçka për shkak të moshës që ajo ka. Pra është e moshuar. K. Sh., është 69 vjeçe. Nuk vuan nga ndonjë sëmundje, por unë kërkoj lirimin e saj pasi ka shumë vite dënimi. Unë po kërkoj një lloj amnistie për to. Ndërsa D. M., është 65 vjeçe dhe ka një dënim të lartë. Lidhur me kërkesën që unë kam bërë për këto gra, shumë më thonë se si ka mundësi që kërkon lirimin e një të burgosure që ka kryer krim.
Çfarë duhet të bëhet për këto gra?
Unë do t’i drejtohem fillimisht mbi baza ligjore Ministrisë së Drejtësisë dhe kjo e fundit do ta përcjellë në Parlament, për një amnisti të veçantë për gratë mbi 65-vjeçe, kryesisht ato që vuajnë nga ndonjë sëmundje. Pavarësisht viteve që atyre u kanë mbetur nga dënimi, zë fill për arsye shëndetësore për katër zonjat që janë në burgun e grave. Këtë gjë nuk e kërkojnë vetë ato. Gratë më thonë mua çdo ditë kërkesa, pasi sëmundja bën të vetën.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38