Flash News

KRYESORE

Drejtoresha e Pergjithshme e "Zërit të Amerikës", Amanda Bennet: Ka probleme me lirinë e shtypit në këto 5 vende

Drejtoresha e Pergjithshme e "Zërit të Amerikës",

Drejtoresha e Pergjithshme e "Zërit të Amerikë"s, Amanda Bennet, tha në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi, në RTSH 1 se edhe në kushtet e cunamit të informacionit e vërteta vazhdon të mbetet propaganda më e mirë. Znj. Bennett pohoi se gazetaria po kalon kohë të vështira sa I përket lirisë së medias, në Ballkan, ashtu si edhe në të gjithë globin.

“Shoh probleme me lirinë e shtypit në këto 5 vende, por shoh edhe pak shpresë. Dhe shoh gazetarë të rinj që përpiqen, lexojnë, mësojnë dhe përpiqen të zgjerojnë hapësirën e lirisë së medias”, i tha znj. Bennett gazetarit Lutfi Dervishi. Sipas drejtoreshës së Përgjithshme të Zërit të Amerikës, një ndër betejat e gazetarisë së vërtetë është edhe ajo me fake news (lajmet fallco) dhe post-truth (përtej së vërtetës).

“E di që nuk është e lehtë për ta fituar këtë betejë, por nuk dua që njerëzit të përdorin termin fake news. Sepse në momentin që t’i thua fake news, ke hedhur një premisë. Nëse është fake/fallco, atëherë nuk ka si të jetë lajm. Lajm është ajo që është e bazuar mbi një fakt, jo ajo çfarë ti perception apo ajo që ti mendon se është fakt”, u shpreh znj. Bennett në RTSH 1.

“Gjëja e parë që duhet bërë është që nuk duhet pranuar një gjë e tillë si post truth (përtej së vërtetës). Nuk ka gjëra përtej së vërtetës”, tha drejtoresha e Përgjithshme e Zërit të Amerikës.

Znj. Bennet e sheh perparimin e teknologjise, e sidomos internetit, sa si kërcënim për punën e gazetarëve, por edhe si një mjet në shërbim të tyre.

“Tani shohim që interneti dhe cunami i informacionit janë kërcënim për punën tonë, por në anën tjetër është edhe një ndihmë më e madhe sepse ne tani tek Zëri i Amerikës mund t’i arrijmë audiencat shumë më lehtë me mjetet që kemi në dispozicion. Pra, është kërcënim, por në anën tjetër interneti është edhe instrument.”

Të fundit