Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Drejtorët e burgjeve sherr me njëri-tjetrin, shkak të dënuarit VIP
Drejtorët e Burgjeve janë futur në sherr me njëri-tjetrin dhe shkak janë bërë të dënuarit VIP.
“Balkanweb” ka siguruar emailet zyrtare të shkëmbyera mes Drejtorit të Përgjithshëm, Agim Ismaili dhe atij të Policisë së Burgjeve Bardhyl Kaçori. Emailin e parë në adresë të Kaçorrit dhe drejtuesve të IEVP-ve në vend e dërgon Ismalili, i cili e mori drejtimin e institucionit pas largimit të Stefan Çipës.
Ismaili shkruan në email për takime të padokumentuara të zyrtarëve të burgut me të dënuar VIP. Madje ai i paralajmëron zyrtarët me burg.
“Kam informacion që nga drejtues e funksionarë kryhen takime jo institucionale dhe të padokumentuara me të burgosur të caktuar, kryesisht VIP. Varianti i menaxhimit të burgut, ruajtjes së qetësisë e normalitetit aty, përmes kreditimit e trajtimit preferencial të VIP-ve është efektivisht një transferim i pushtetit të administrimit të burgut tek ata. Çdokush që i takon konfidencialisht ka kryer një shkelje shumë të rëndë dhe goditje të fortë ndaj punonjësit të policisë, i cili gjatë këtyre takimeve të shefave rri si kaqol mbas dere. Ata janë të burgosur si gjithë të tjerët, respekti ndaj integritetit të tyre e lirive e të drejtave të parashikuara në aktet rregullative është busulla e veprimit tonë, poooor takime joinstitucionale, konfidenciale, të padokumentuara përbëjnë një akt që nuk ka lidhje me detyrën, por edhe drejtpërdrejtë kundër saj.
Të burgosurit janë të barabartë pavarësisht krimit të kryer forcës fizike, fuqisë ekonomike, mbështetjes kriminale apo ndryshe nga jashtë burgut.
Nëse nuk i trajtojmë kështu, efektivisht jemi bërë pjesë e suportit ndaj tyre dhe efektivisht duhet të jemi aty me ta (në burg) e jo duke qeveris burgun.
Është evidente sesa i motivuar do jetë një polic, apo oficer trupe përballë të burgosurve VIP gjatë veprimeve që kryhen për ditë, ndërkohë që x apo y drejtor i takon konfidencialisht ata?
Çfarë ju thotë ky drejtor? Ku e dokumentoi veprimin? Çfarë zgjidhi?
Do marr masa për të verifikuar raste kësisoj dhe padyshim që reagimi im do jetë “propozim për shkarkim”, por ky është vetëm fillimi”, shkruan në email Ismaili.
Ndërsa Kaçori informon Ismailin se ka vepruar konform ligjit, duke dëgjuar nga afër problematikat e të dënuarve. Kaçorri i përgjigjet edhe kërcënimit të eprorit për burgun.
“Nuk dëshiroj të jem me ta (në burg), pavarësisht eksperiencave negative që kanë ndodhur me Drejtorët e Përgjithshëm, fatkeqësisht kohët e fundit. Nuk mendoj se ju e keni këtë mundësi për të më bërë edhe mua banor të përkohshëm të ndonjë IEVP për shumë arsye”, shkruan Kacorri.
Emaili i plotë i Kacorrit:
“Në përgjigje të informacionit të përcjellë nga persona anonim dhe pa karakter dhe vazhdimisht tek ju për takimet VIP (të cilët i cilësoni në mënyrë të përsëritur të tillë) dhe i quani jo institucionale, ju bëj me dije se: Nuk quhen takimet, por kontakte me të dënuarit, se janë të paparashikuara pavarësisht problematikave që ata i kishin përcjellë para shumë kohësh. Varianti i menaxhimit të burgut përmes kreditimit e trajtimit preferencial ka të bëjë më shumë me paaftësinë për t’u përballur Ju dhe ndonjë tjetër me këta VIP-a për problematikat që ata kanë dhe i shprehin në mënyrën e tyre kur rregulli ja parashikon dhe mospërballja me to ju jep kredite dhe autoritet falls. Unë gjithmonë i trajtoj të dënuarit të barabartë në të drejta dhe zbatueshmëri ligjore. Takimet konfidenciale nuk arrita t’i kuptoj në këtë email, kur unë shoqërohem nga një staf policor sic do person tjetër që ligji lejon hyrjen ne IEVP pa autorizim, mos vallë ju duhet të më autorizoni mua për të bërë detyrën time dhe më shumë tuajën për këto kohë? Nuk dëshiroj të jem me ta (në burg), pavarësisht eksperiencave negative që kanë ndodhur me Drejtorët e Përgjithshëm, fatkeqësisht kohët e fundit. Nuk mendoj se ju e keni këtë mundësi për të më bërë edhe mua banor të përkohshëm të ndonjë IEVP për shumë arsye. Përsa i përket motivimit të punonjësve ato shohin vazhdimisht aftësinë time për t’u përballur në mënyrë të drejtpërdrejtë duke argumentuar me zë të lartë të drejtat dhe detyrimet me persona të cilët janë problematikë në shumë aspekte, ku takimet e mia janë dhe të orientuara shumë herë nga ata si një nevojë për t’ju dhënë autoritet të gjithë punonjësve.
Ky, Drejtori ju thotë atyre që do drejtoj me mend, me qetësi, pa korrupsion, me korrektësi, barazi dhe trimëri. Që të mos lodhesh duke verifikuar kontaktet e mua, po ju listoj të gjithë personat që takova sipas informacionit tuaj anonim: Alfred Shkurti, Enver Dondollaku, Viktor Imeri, Denis Shtraza, Selman Myrto, Astrit Peqini, Eduart Peqini, Altin Kodra, Gazmend Braka, Agim Pepa, Fredi Aliaj, Armand Hasani, Dritan Dajti, Hektor Voci, Klajdi Sherrmadji, Arben Grori, Dritan Kateshi, Taullant Balliu, Alfred Qefalia, të gjithë të dënuar të sigurisë së lartë.
Ndërsa super VIP-i ishte Dejvis Rustemi, i cili më ngatërroi me Drejtorin e Përgjithshëm duke me kërkuar konfidencialitet pasi po fliste me një nipin tuaj në telefon me mbiemrin Bushati (nëse është i vërtetë).
Drejtor paraprakisht duhet të konsultoheshe me mua, përpara se të përcillje email-in. Ju akuzoni padrejtësisht, kërcënoni padrejtësisht, ofendoni padrejtësisht. Unë kisha shumë gjera për Ju dhe të tjerë, por mendoj pas një periudhe 3 mujore, Ju detyrimisht do ta ndryshoni këtë STIL pune si një periudhë stanjacioni, pasi burgu nuk është magazinë kavanozësh, por një jetë me problematike ku zgjidhjet priten më shumë nga ju, përveç stuhisë ndëshkimore që po kalojmë me shumë dhimbje dhe stres. Nuk di sa sintetik ishte me këtë përgjigje. Por të garantoj vetëm sinqeritet për sa të shktuajta”.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38