Flash News

KRYESORE

Drejtorët e spitaleve nuk dorëhiqen, Zv. Ministria u bën presion: Do keni pasoja

Drejtorët e spitaleve nuk dorëhiqen, Zv. Ministria u bën presion:

Drejtorët e spitaleve nuk i janë bindur ultimatumit 24 orësh të kryeminstrit Rama, për të paraqitur dorëheqjen e tyre. Kjo ka qenë dhe arsyeja që Rama e mbajti fjalën e dhënë në ditën e takimit me ta, kur iu tha se nëse nuk jepnin dorëhqejen brenda 24 orëve, nuk i mbetej gjë tjetër vetëm që t’i ngushëllonte ata.

Në fakt kryeminstri e ka gjetur formën më të mirë për t’i ngushëlluar nëpërmjet presionit të vazhdueshëm që vijon t’iu bëjë zevendësministria e shëndetësisë, Mira Rakacolli. Burime për Politiko.al, bëjnë me dije se, zëvëndësministria ka telefonuar secilin prej drejtorëve të spitaleve që iu është kërkuar dorëheqja, duke iu bërë presion që në rast mos dorëhqeje të tyre, do të kenë pasoja. Episodi i presionit me urdhër të kryeminstrit ka nisur ditën e djeshme dhe vijon ende sot, duke rritur dozën e pasojave në këmbim të mosbindjes së drejtorëve të spitaleve.

Të fundit