Flash News

KRYESORE

Drejtori i Autoritetit Kundër Korrupsionit në Itali takohet me ministrin Xhafaj, çfarë u diskutua

Ministri Fatmir Xhafaj ka zhvilluar ditën e sotme një  takim me Drejtorin e Autoritetit Kundër Korrupsionit në Itali, Raffaelo Contone.

Mësohet se në takim është biseduar për reformat antikorrupsion dhe bashkëpunimin mes Italisë dhe Shqipërisë. Gjithashtu temë e diskutimeve kanë qenë edhe operacioni “Forvca e ligjit”.

Cantoni është shprehur se është i gatshëm për të  rritur nivelin e  bashkëpunimit me Ministrin e Brendshme në Shqipëri si dhe  për bashkërendim të reformës në gjyqësor dhe në polici.

Ministri Fatmir Xhafaj i prezantoi Cantonit edhe nismën për Vetting-un në polici.

 

Të fundit