Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Drejtori i FBI-së mbron fuqimisht agjencinë e tij në Kongres ndaj akuzave për njëanshmëri
Në Shtetet e Bashkuara, Drejtori i FBI-së, Christopher Wray, mbrojti fuqimisht agjencinë e tij përpara kritikëve gjatë një sesioni me pyetje-përgjigje në Kongres. Disa ligjvënës vunë në pikëpyetje paanësinë e FBI-së, agjencia kryesore ligjzbatuese e vendit, e cila po heton rreth ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet amerikane dhe për lidhjet e mundshme të Moskës me fushatën e zotit Trump gjatë këtyre zgjedhjeve. Këto ishin komentet e para publike të shefit të FBI-së, që kur Presidenti Donald Trump kritikoi ashpër këtë agjenci në Twitter.
"FBI-ja, që unë shoh, janë dhjetëra mijëra agjentë, analistë dhe stafi që punojnë shumë për t'i mbajtur amerikanët të sigurt nga sulmet e ardhshme terroriste, dhuna e bandave, grabitësit e fëmijëve dhe spiunët e Rusisë, Kinës, Koresë së Veriut dhe Iranit", tha drejtori i FBI-së, Christopher Wray.
Deklarata vjen vetëm pak ditë pas komenteve të Presidentit Trump në Twitter, ku shkruante se emri i FBI-së ka rënë për tokë, pjesërisht sepse nuk ka bërë agjë rreth akuzave ndaj rivales së tij politike, Hillary Clinton për trajtimin nga ana e saj të emaileve të klasifikuara kur ishte sekretare e shtetit.
"Vendimi i FBI-së për të mos rekomanduar akuza ndaj ish-sekretares ose ndaj cilitdo të lidhur me të, vazhdon të ngrejë shqetësime serioze se sistemi i drejtësisë tek ne zbatohet ndryshe për të pasurit dhe të fuqishmit", tha republikani Bob Goodlatte, kreu i Komisionit të Ligjeve.
Ishte ky vendim, është shprehur Presidenti Trump, që e bëri të shkarkonte ish-drejtorin e FBI-së James Comey në muajin maj, edhe pse vetë zoti Trump i tha më vonë kanalit NBC News se vendimi i tij kishte lidhje me çështjen e Rusisë.
Ndërkohë që prokurori i posaçëm Robert Mueller po heton nëse ky shkarkim përbënte një pengim të drejtësisë në hetimin për Rusinë, FBI-ja e drejtuar tani nga Christopher Wray përballet me sfidat e veta.
"Drejtor, kam filluar të kem dyshime serioze te FBI-a për integritetin e disa prej niveleve më të larta të saj, për shkak të veprimeve të ndërmarra nga agjencia juaj", tha republikani Raul Labrador.
Kritikët e vënë theksin te çështja e një agjenti të FBI-së që punonte me ekipin hetues të zotit Mueller dhe që thuhet se shkëmbente mesazhe SMS pro zonjës Clinton.
"Nëse Mueller heq nga ekipi të gjithë ata që janë kundër Trumpit, nuk besoj se do të mbetej ndonjë,” tha republikani Jim Jordan.
Nga ana e tyre, demokratët e Kongresit duan të dinë nëse shkarkimi i zotit Comey nga Presidenti Trump përbën pengim të drejtësisë.
"Zoti Wray, a keni arsye për të dyshuar në dëshminë e drejtorit Comey apo të Prokurorit të Përgjithshëm Sessions në këtë pikë?" pyeti demokrati Jerrld Nadler.
Drejtori i FBI-së nuk pranoi të përgjigjej. Ai konfirmoi pavarësinë e FBI-së nga Shtëpia e Bardhë:
"A ju ka kërkuar ndonjëherë Presidenti Trump t’i shprehni besnikërinë?"
"Kurrë nuk më është kërkuar nga Presidenti t’i betohem për besnikëri," u përgjigj drejtori i FBI-së.
Është një pyetje që me siguri do të shtrohet përsëri ndërkohë që prokurori Mueller vazhdon hetimet./Voa
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38