Flash News

KRYESORE

Drejtori i Agjencisë së BE për drogat: Grupet shqipfolëse të kokainës po kërcënojnë Europën

Drejtori i Agjencisë së BE për drogat: Grupet shqipfolëse

Grupet shqipfolëse të kokainës po kërcënojnë Europën. Forcimi i grupeve kriminale që flasin shqip në vendet e BE dhe që po marrin në dorë tregun e heroinës dhe kokainës në vende të ndryshme sa vjen e po i shqetësojnë më shumë autoritetet evropiane.

“Grupe të tilla që kontrollojnë tregun e kokainës janë bërë një kërcënim domethënës”, pohon për 'monitor' drejtori i agjencisë të BE për drogën Alexis Goosdeel.

Ai thotë se kanë të vështirë të gjejnë arsyet se pse këto grupe janë fuqizuar kaq shumë vitet e fundit, por një nga shpjegimet është natyra e tyre e dhunshme.

Goosdeel shton se nuk ka informacion se Shqipëria është një nyje kyçe për trafikimin e heroinës dhe kokainës, por gjithsesi disa episode si kapja e një laboratori të heroinës vitin e kaluar dhe 630 kg kokainës në Durrës dhe përvoja e vendeve të tjera sugjerojmë se kjo situatë mund të ndryshojë shumë shpejt.

Atë nuk e habit fakti se ndërtimi në Shqipëri mund të pastrojë para të grupeve kriminale. “Duke qenë se kjo ndodh kudo në botë, do të habitesha nëse nuk do ishte rasti me grupet e krimit të organizuar në Shqipëri”,

AI rekomandon se Shqipëria ashtu si vendet e tjera të BE duhet të ndjekë praktikat e moslejimit të blerjeve cash të apartamenteve dhe mallrave të tjera me vlerë të lartë.

Në Belgjikë p.sh askush nuk mund të blejë një makinë të përdorur me para cash. Agjencia e BE për drogat dhe Shqipëria do bashkëpunojnë në mënyrë më aktive për monitorimin e fenomenit të drogës në të ardhmen.

Në sajë të një marrëveshje pune të nënshkruar pak ditë në parë në Vjenë. Kjo marrëveshje e nënshkruar nga drejtori i Agjencisë së BE për drogat Alexis Goosdeel dhe zv.ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Besforf Lamallari, dhe zv,ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, Goosdeel thotë për ‘monitor’ se agjencia e BE për drogat do t’i japë asistencë teknike për krijimin e observatorit të drogave dhe sistemi i paralajmërimit të hershëm të drogave të reja.

Të fundit