Flash News

KRYESORE

“Drejtori i bashkisë dhe policia dhunë e presion banorëve, blokojnë mediat dhe fshehin krimin”

“Drejtori i bashkisë dhe policia dhunë e presion banorëve,

Një qytetar i Fushë-Krujës i është drejtuar ish kryeministrit Sali Berisha duke denoncuar rastin e krimit mjedisor që po bëhet në zonën e tyre.

Sipas qytetarit, policia dhe drejtorët e bashkisë kanë ushtruar dhunë psikologjike dhe presion mbi banorët, si dhe kanë bllokuar mediat për raportimin e skandalit të bashkisë me djegien e plehrave.

Denoncimi i qytetarit publikuar nga Sali Berisha:

“Forca e krimit” bllokon mediat, fsheh krimin mjedisor!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb

“Mire dita sot ne Fushë Krujë ne lagjen e rruges se Tiranes afer rruges te shtepive te familjeve te fisit xhafa ku grumbullohen e digjen plehrat e bashkise ishte lajmeruar nga banoret e zones tv a1 report e tv neës 24 me gazetar Pren shota per te bere problem mediatik kete ndotje mjedisore por drejtori ne bashkinë krujë z Xhemali Xhixha dhe z Kamber, polica ju ben presion banoreve e ushtruan dhunë psikologjike per te larguar gazetaret e kamerat duke i kercenuar me largim nga puna e me heqje te ndihmes ekonomike. Ky eshte veprim kriminal i bashkisë Kruje.”

Të fundit