Flash News

KRYESORE

Drejtori i Hekurudhës: Nuk jam ndjerë kurrë i kërcënuar, ngjarja nuk lidhet me detyrën

Drejtori i Hekurudhës: Nuk jam ndjerë kurrë i

Drejtori i Hekurudhave, Ani Dyrmishi, ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur mëngjesin e sotëm ku një pako e dyshimit u gjet në vendin ku ishte parkuar makina e tij në qytetin e Durrësit.

Dyrmishi thotë se kurrë nuk është ndjerë i kërcënuar dhe ngjarjen nuk e lidh me detyrën e tij si drejtues i Hekurudhës.

Dyrmishi i bën thirrje organeve ligjzbatuese të hetojnë e sqarojnë rrethanat e ngjarjes dhe të vihen përpara drejtësisë personat përgjegjës.

DEKLARATA E PLOTË

Sot, si qytetar i Durrësit por edhe si person që mbaj funksion drejtues pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Hekurudhës Shqiptare, çmoj të arsyeshme të sqaroj opinionin publik në lidhje me pasqyrimin në media të gjetjes së një lende, të dyshuar si lëndë plasëse në lagjen nr.4 të qytetit të Durrësit, lagje ku unë banoj.

Unë nuk disponoj vend parkimi privat, si rrjedhojë në përditshmërinë time, e parkoj mjetin në vende parkimi publik.

Kurrë nuk jam ndjerë i kërcënuar. Kam ecur dhe vazhdoj të eci i lirë në qytetin tim gjatë gjithë kohës.

Figura ime si qytetar por edhe si drejtues i lartë i HSH, kurrsesi nuk lidhen me ngjarjen e sotme.

Unë nuk kam asnjë konflikt personal apo konflikt në lidhje me detyrën që unë mbaj, Administrator i Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Hekurudhës Shqiptare.

Gjatë ushtrimit të detyrës, kurdoherë jam mbështetur dhe do të vazhdoj të respektoj e zbatoj vetëm Ligjin sot dhe në të ardhmen.

Padyshim, nxis dhe pres nga organet ligjzbatuese të hetojnë e sqarojnë rrethanat e ngjarjes dhe të vihen përpara drejtësisë personat përgjegjës.

 

Të fundit