Flash News

KRYESORE

Drejtori i Ministrisë së Financave: Pas mbylljes së basteve, askush nuk do mbetet pa punë

Drejtori i Ministrisë së Financave: Pas mbylljes së basteve,

Niko Lera, Drejtor i Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave, i ftuar në emisionin “Kjo Jave” sqaroi projektligjin e propozuar nga kryeministri Edi Rama për lojërat e fatit, ndryshimet në të cilin këtë herë kanë përfshirë edhe bastet sportive.

Rama bteksa tregoi ndryshimet në ligj (synim kufizimi i pikave të basteve, reduktimin e informalitetit dhe kontrollin e këtyre subjekteve)u shpreh se nga 1 janar i vitit të ardhshëm, asnjë qepen lokali që ka në të baste sportive apo kazino, nuk do të ngrihet.

Lera sqaron se me ndryshimet në ligj: “Do të mbeten në tregun e lojërave të fatit, me dy ndryshime që janë deklaruar deri tani, Lotaria Kombëtare, Bingo Televizive dhe lojërat elektronike në struktura akomoduese të licencuara me 5 yje që kanë kazino, apo në resorte turistike. Sepse ka mundësi kontrolli të plotë”.

Duke u ndalur në efektet sociale që do të sjellë ky ligj Lera sqaroi se janë rreth 4200 vende sekondare biznesi të këtyre tre kompanive që zhvillojnë aktivitet te bastet sportive.

“Një pjesë e madhe e tyre nuk janë ekskluzivisht pika bastesh, por janë edhe ‘bar bufe’ ku ka një vend të veçantë ku vendosen baste. Ne në të gjithë tregun e lojërave të fatit kemi 7280 të punësuar, një pjesë e tyre do të vazhdojnë të jenë të punësuar, sepse janë punësuar në lotarinë kombëtare, në bingon televizive etj. Kemi llogaritur me logjikën e të ardhurave që 65-70 % e këtij numri i përket kësaj kategorie të lojërave të fatit që nuk do të jetë më në treg. Nuk do të mbetet asnjë njeri pa punë, sepse, janë 4200 pika bastesh, por njëkohësisht janë edhe bar bufe, ai është i licencuar si bar bufe, pra nxjerr të ardhura. Pra në 4200 pika, pjesa kryesore kanë aktivitet kryesore lokalin, por edhe ato që janë thjesht pika bastesh, do të ristrukturohen”,-tha Lera.

Referuar deklaratës së ministrit Ahmetaj në parlament se do të ketë një program rikualifikimi për ata që do të mbeten të papunë, Lera tha se jemi në një proces riformatimi të të gjithë sektorit, që përfshin jo vetëm lojërat e fatit, ndërsa garantoi se nuk ka për të ngelur asnjë dyqan, asnjë pikë bastesh i mbyllur, ato do të kthehen në biznese të tjera në shërbim të konsumatorit.

Të fundit