Flash News

KRYESORE

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë përmendet në video përgjim, Xhafaj nxjerr tabela suksesi

Në video përgjimin e publikuar mbrëmjen e djeshme, shtetasi Alfred Alizoti shprehej se ishte kontaktuar dhe shoqëruar për në prokurori nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu.

Për këtë ngjarje reagoi policia e cila e mohoi një gjë të tillë ndërkohë që deri më tani, Ministri i Brendshëm kishte heshtur.

Fatmir Xhafaj e ka thyer ‘akullin’ pasditen e sotme, përmes dy postimeve të bëra në rrjetin social Twitter, por pa thënë asnjë në lidhje me përmendjen e emrit të Ardi Veliut në videon e publikuar mbrëmjen e djeshme.

Xhafaj ka zgjedhur të flasë për t’ju përgjigjur deklaratave të bëra nga kreu i opozitës Lulzim Basha sa i takon kriminalitetit në vend.

“Basha, dje: “Shqiptarët sundohen nga bandat, të cilat kontrollojnë fizikisht lagjet, qendrën, lokalet luksoze, territorin, ekonominë, ato pikat e bixhozit, ekonominë, hotelerinë, restorante, turizëm, kontrollojnë pushtetin, të gjithë pushtetin”. Kjo ishte GËNJESHTRA e radhës!

Deklaratë pa sens e minimum logjike. Ky takëm politikanësh fatkeqësisht e kanë mbështetur të ardhmen mbi akuza të pavërteta e shpifje bajate! Traumat e të kaluarës në perceptimin e pranimin e të vërtetave, po kushtëzojnë kreun e opozitës. E VËRTETA në shifra! Imazhe sa 1000 fjalë!”, shkruan Xhafaj.

 

 

 

 

Të fundit