Flash News

KRYESORE

Drejtori i Policisë grisi banderolën e PD-së, Berisha publikon tjetër video: Në 2015-ën keqtrajtoi qytetarët

Drejtori i Policisë grisi banderolën e PD-së, Berisha publikon

Ditën e djeshme, Partia Demokratike publikoi një video ku drejtori i policisë së Fierit grisi banderolën e protestuesve në Fier gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama.

Ditën e sotme, ish-kryeministri, Sali Berisha, ka publikuar një tjetër video, teksa në rrjetin social Facebook thotë se “ja cili eshte narkodrejtori i narko apo Xhafopolicise, Gazmend Shehu e grisi dje parullen ne Fier! Ky bandit ne vitin 2015 eshte pezulluar nga puna sepse ka keqtrajtuar qytetaret ne Tepelene!”.

Berisha ka publikuar gjithashtu edhe mesazhin e dërguar nga një qytetar dixhital. “’Pershendetje doktor Berisha ju uroj jet te gjat ty dhe familjes tende. Po ju shkruaj per tju informuar se ky person i cili sot ne fier po prishte protesten kundra edi rames esht famozi GAZMEND SHEHU , me origjine nga tepelena i cili ne maj te vitit 2015 ka dal me figur dhe video duke dhunuar qytetaret. Esht pezulluar per pak koh dhe pastaj e kan cuar shef komisariati ne sarande e me mbrapa ka qen dhe ne permet . Sillet si gangster rrugve dhe e thot me mburrje se esht nje socialist i thekur dhe do bej si te doj ai derisa partia e tij esht n pushtet. Ju lutem denoncojini keta masakrenj se po na pin gjakun ne popullit te thjesht se jeni e vetmja shpres e jona per lirin e fjales ton. Me posht po ju dergoj dhe linkun ku famozi gazmend ose si njihet ndryshe ne qarkun e gjirokastres Gaz Shehu ka dhunuar qytetarin . Ju flm.dhe anonim ju lutem’”.

Të fundit