Flash News

KRYESORE

“Drejtori i policisë më mori me makinë”, Fredi Alizoti thirret në Prokurori për çështjen “Babalja”

“Drejtori i policisë më mori me makinë”, Fredi

Prokuroria ka thirrur Fredi Alizotin për ta marrë në pyetje, pasi në videon e publikuar nga deputeti i PD-së Ervin Salianji, ai akuzon drejtorin e Policisë së Shtetit Ardi Veliu, që sipas tij e shoqëroi me makinë pranë organit të akuzës për të dhënë llogari për çështjen “Babalja”.

Deputeti i PD-së Ervin Salianji, i cili publikoi videon në fjalë po hetohet gjithashtu për “kallëzim të rremë” nga ana e prokurorisë.

Bëhet me dije se Alizoti do të thirret në orën 12:00 në Prokurori, ku do të japë shpjegime për dëshminë në video. Alizoti dyshohet se imitoi zërin e vëllait të ministrit, Agron Xhafajt, ndaj edhe prokuroria ka kërkuar për të masën arrest me burg, pasi ai akuzohet për “kallëzim të rremë”.

Të fundit