Flash News

KRYESORE

Drejtori i programacionit në Tv Klan takon aktoren turke: Ishte shumë e dashur, ka kërcyer këmbëzbathur

Albert Dumani, drejtor i programacionit në TV Klan ishte i pranishëm në “World Content Market” që zhvillohet çdo vit në Palais de Festival në Cannes.

E gjithë bota mblidhet për prodhimet më të fundit kinematografike dhe televizive. Dumani është takuar me një ndër personazhet më të dashura për publikun shqiptar për momentin, Nurgyl Yesilcay, e njohur si “Sulltanesha Kosem”, aktorja kryesore e një prej serialeve më të ndjekura në vendin tonë.

Në një prononcim për Blitz.al, drejtori i programacionit u shpreh: “Ajo ishte shumë e dashur si person, ka kërcyer deri në të gdhirë këmbëzbathur”.

Dumani gjithashtu na ka treguar se mbrëmë ishte premiera e një prej serialeve më të ri që do të thyejë rekordet e audiencës, i cili së shpejti mund të nisë transmetimin në “Tv Klan” dhe titullohet “Gylperi”.

Në rol kryesor është përsëri Nurguli, e cila ka bërë për vete shumë ndjekës në të gjitha serialet ku ajo ka qenë e pranishme.

Të fundit