Flash News

KRYESORE

Drejtori i Ramës presion mësuesit: Votën e dua haptas, ndryshe ik nga puna

Drejtori i Ramës presion mësuesit: Votën e dua haptas, ndryshe ik

Në video përgjimin numër 13 të publikuar nga gazeta gjermane BILD,  drejtori i Arsimit në Dibër, Drini Gjeci i bën presion mësuesve për të votuar dhe deklaruar votën në zgjedhjet vendore të kësaj bashkie.

Drini Gjeçi flet me Lavdrim Muratin që është mësues dhe i kërkon që të votohet haptas, ndërkohë që ai i jep garanci për votën.

 

Përgjimi 13:

Drini Gjeçi: Alo? Lavdrim Murati?

Lavdrim Murati: Po

Drini Gjeçi: Drejtori i Arsimit në telefon.

Lavdrim Murati: Urdhëro, si ja kalon?

Drini Gjeçi: A ke votu?

Lavdrim Murati: Jo, akoma.

Drini Gjeçi: Po pse mo Lavdrim nuk ke votu akoma?

Lavdrim Murati: Po s’kam votuar, të lirohet njëherë radha.

Drini Gjeçi: Ça radhe?

Lavdrim Murati: Radha…

Drini Gjeçi: Lavdrim mos të kemi llafe, votat i dua haptas. Mos të kemi llafe mo.

Lavdrim Murati: Ça flet o drejtor, s’bëhet llaf ajo punë.

Drini Gjeçi: Mos më bëj të pres. Aq vota sa ke, ti dua.

Lavdrim Murati: Më vjen keq!

Drini Gjeçi: Mos ma prish llafin.

Lavdrim Murati: Më vjen keq, ju kanë sinjalizu gabimisht

Drini Gjeçi: Nejse, unë këtë llaf po të them. Ti e di vetë.

Lavdrim Murati: Në rregull, në rregull.

 

Të fundit