Flash News

KRYESORE

Drejtori i 'Rockefeller Brothers Fund': Politika e jashtme e Ramës me fëmijë, një dështim

Drejtori i ‘Rockefeller Brothers Fund’ për Ballkanin Perëndimor, Haki Abazi ka kritikuar kryeministrin Rama për ndëhyrjet e tij në politikën e brendshme të Kosovës. Në një postim në ‘Facebook’, Abazi, ekspert i çështjeve ballkanike, shkruan se Kosova nuk mund të paguajë dështimet e kryeministrin të Shqipërisë në politikën e jashtme që drejtohet nga fëmijë.

“Deshtimi i Ramës për ta bërë Shqipërinë gati për të qenë shtet i së drejtes dhe demokraci e gatshme per te hyrë ne negociata me Evropen, nuk mund t’i paguajë Kosova me tokën e saj. Nëse Rama bën kurban Ditmir Bushatin dhe rrethohet nga kalamajt ne politiken e jashtme, kete faj nuk e paguan populli shqiptar i Kosovës. Le t'ja shpjegoje Rama Shqiperise lehtesine me te cilën largoi Ditmir Bushatin dhe pamundesine e paaftesine per tu marrë me Saimir Tahirin”, nënvizon Abazi.

Në fund, ai shton se Kosova nuk ka as tokë e as kohë për të paguar për llogari të Vuçiçit, Thaçit dhe Ramës.

Të fundit