Flash News

KRYESORE

Drejtori i Rrugëve: Urat që janë në gjendje më të rënduar në Shqipëri

Drejtori i Rrugëve: Urat që janë në gjendje më të

Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro tha se në Shqipëri nuk ka emergjencë sa i takon gjendjes së urave. Qendro tha se ARRSH është në monitorim të të gjitha veprave ndërsa bëri të ditur edhe listën e urave të cilat janë në gjendje të rënduar dhe për të cilat është bërë gati kontrata për të ndërhyrë.

“Janë urat për të cilat ne kemi bërë gati procedurën për të lidhur kontratën me kompaninë që të studiohen.

Ura e Leklit, ura e Dragotit, ura e Vorës, ura e Tapizës, ura e Zëmblakut, rikonstruksioni urës së Kaludhit, nyja në disnivel në Bushnesh dhe ura lidhëse që lidh segmentin Levan-Tepelenë dhe Dragot-Përmet.

Që do të thotë, që në qoftë se ne sot për të ikur Tepelenë-Përmet dhe më tutje Ersekë-Korçë ne kalojmë në dy ura, në urën e Leklit dhe urën e Dragotit, ARRSH-ja ka mëndur që të bëjë një urë pa hyrë në qytetin e Tepelenës, një urë të re e cila do të lidhë gjithë këtë aksin që shkon drejt Korçës”, tha Qendro.

Të fundit