Flash News

KRYESORE

Drejtori i Stërkajt penalizon arsimin në Malësinë e Madhe, ikën në SHBA dhe kyç vulën dhe dokumentat...

Drejtori i Stërkajt penalizon arsimin në Malësinë e Madhe,

Çudirat e Rilindjes vazhdojnë, edhe pse më “Rilindja” nuk përmendet. Drejtori i Arsimit në Malësi të Madhe ikën të jetojë në Amerikë,  por nuk ka bërë as dorëzimet, as vulën. Kjo ka bërë që të paralizohet puna ne Zyren arsimore Malesi e Madhe dhe DAR i Shkodrës e Ministria e Arsimit nuk reagojnë. Prej muajsh drejtori i kesaj zyre, Festor Volaj, eshte larguar ne drejtim te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, duke mbyllur zyren e tij sebashku me vulen e kesaj ZA-je, si dhe te gjithe dokumentacionin. Burime nga ky rreth bejne me dije se Volaj, i emeruari ne kete post i deputetit Paulin Sterkaj, nuk ka qene i pranishem as ne hapjen zyrtare te vitit te ri shkollor 2017 – 2018. Ne kete zyre arsimore bllokimi i punes penalizon qindra mesues dhe nxenes, por edhe dokumentacionin zyrtar i cili nuk mund te kaloje pa vulen dhe firmen e titullarit, i cili si per çudine e te gjitheve, jo vetem eshte larguar drejt SHBA-se per te jetuar atje, por edhe ka vendosur t’i kyç sikur te ishin prone e tij personale. Nga ana e DAR Shkoder por edhe e ministrise nuk eshte marre asnje mase dhe nuk i eshte dhene zgjidhje kesaj situate te pakuptimte te krijuar prej javesh. Mesohet se prej nje periudhe disa mujore nuk jane kryer nga kjo zyre arsimore as dorezimet e amzave, qe jane detyrim ligjor.

Me ardhjen e stines se dimrit qe shkollat duhet te nisin pergatitjet per sigurimin e lendes ngrohese dhe proçedurave te tjera, nuk dihet ende se si do te kryhen veprimet, por shpresohet qe ndryshimet e reja te sjellin ne kete rreth nje drejtues te ri arsimi. Ky i fundit si hap te pare duhet qe ne mungese te Volaj, te hape me force zyren e kasaforten ku gjendet vula e kesaj zyre arsimore. Absurd nje veprim i tille, ne nje kohe kur proçedurat e dorezimit te detyres jane te parashikuara qarte nga ligji shqiptar.

Të fundit