Flash News

KRYESORE

Drejtori i Teatrit Kombëtar: Godina e ka humbur funksionalitetin, Europa Nostra e ka parë vetëm nga jashtë

Drejtori i Teatrit Kombëtar: Godina e ka humbur funksionalitetin, Europa

Drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli ka komentuar debatin mbi Teatrit Kombëtar, duke e cilësuar vendimin e Këshillit Bashkiak të duhur dhe të nevojshëm.

Në një intervistë për ‘News 24’, Çuli shprehet se godina e ka humbur funksionalitetin e saj dhe se me projektin e ri teatri do të ndërtohet më vete dhe jo në një kompleks siç u përfol fillimisht.

“Projekti i ofruar nga firma Fusha që do ndërtonte dhe kompleksin dhe kullat ka rënë, tani teatri do ndërtohet më vete. Projekti i TK është ai që unë dhe Altin Basha kemi çuar në komision projektin në atë pikë për të ndërtuar një teatër bashkëkohorë saqë firma u tërhoq se s’kishte kapacitete financiare për ta financuar. Bëhet fjalë për 10-15 mln euro më tepër.

Teatri i ri do ndërtohet i vetëm brenda këtij projekti. Për kullat nuk di të them, teatri do jetë i shkëputur nga kullat. Nuk do jetë me PPP dhe do ketë teknologjinë më të mirë.

Sa i përket kujtimeve, do jetë një ambient i madh ku do vendoset arshiva historike, nuk mund të mbahet një teatër për hundën që ka përpara, nuk e kemi luksin për ta mbajtur si muze?

Ky teatër e ka humbur funksionin e tij, e ke të pamundur të futesh në dhoma më shumë se 6 veta”, thotë Çuli.

Regjisori ka komentuar edhe qëndrimin pro mbrojtjes së teatrit nga organizatës “Europa Nostra” dhe komisionerja Maria Gabriel.

“Ky është mashtrim shumë i madh i këtyre njerëzve. Europa Nostra është shoqatë e nderuar por nuk e ka parë godinën nga brenda, por vetëm pjesën nga jashtë. Nga brenda TK e ka humbur identitetin e tij kulturor, është transformuar në vite për arsye të funksionalitetit se ai është ndërtuar për kinema. Nuk janë salla që i rezistojnë shekujve”, shprehet Hervin Çuli.

Të fundit